Mohoi origjinën shqiptare në Greqi, si u prit në Tiranë këngëtarja (FOTO)

Showbiz April 23, 2017 - 22:00

Konsiderohet si Beyonce e Greqisë, por në të vërtetë, Eleni Foureira është me origjinë shqiptare.

Këngëtarja është sot një emër i famshëm në botë, por në vendin tonë ajo u bë e njohur pasi mohoi publikisht origjinën shqiptare në Greqi.

E sulmuar nga adhuruesit shqiptarë, vajza nga Fieri u detyrua të tregonte më vonë të vërtetën, duke u justifikuar se nëse do tregonte që në fillim origjinën nuk do arrinte kurrë të bëhej kjo që është sot.

Që nga ajo kohë kanë kaluar disa vite dhe Eleni Foureira rikthehet për herë të parë në atdhe, këtë herë si këngëtare.

Ajo ka realizuar një koncert në një nga club-et më të famshme në Tiranë, ku është pritur me mjaft entuziazëm.

Gjatë koncertit Foureira foli shqip dhe tha që është nga Fieri dhe që kupton çdo gjë shqip.

“Si jeni, a jeni mirë? Unë mirë, po ju?” tha këngëtarja, e cila premtoi se do të mësoje më shumë shqip.

Image

Image