Jeta luksoze e fëmijëve të showbiz-it shqiptar (VIDEO)

Showbiz April 23, 2017 - 19:41

Trendi global që fëmijët e çifteve të famshëm të marrin vëmendje maksimale aq sa edhe prindërit e tyre ka përfshirë edhe artistët shqiptarë.

Fashioniste nuk duhet të jenë vetëm nënat (edhe baballarët shpeshherë), por natyrisht edhe fëmijët e tyre.

Mes fëmijëve VIP-a të rrjeteve sociale, Prive ka renditur ata të disa këngëtarëve shqiptarë, të cilët duket se në daljet e tyre publike, në profilet sociale të prindërve, janë të kuruar me shumë kujdes e me veshje nga më luksozet.

Renee, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Dan, djali i Jonida Maliqit apo Blini, djali i reperit të njohur nga Kosova Lumi B, janë në krye të listës për veshjet më të shtrenjta në çdo dalje në profilet sociale të prindërve.

Kujdesi i Norës dhe i Jonidës, natyrisht është mëse i kuptueshëm.

Nënat e njohura fashioniste ua kanë transmetuar që në fëmijëri luksin për veshjet cilësore e të shtrenjta fëmijëve të tyre.

Por as Blini nuk qëndron më pas në këtë renditje.

Ndiqni videon për të kuptuar shifrat me të cilat vishen fëmijët e VIP-ave shqiptarë.