Bardhyl Ameti prezanton 'E jemja je' (Video)

Showbiz April 23, 2017 - 19:23

Ai ka në tregun shqiptar disa këngë dhe dallohet për zërin e tij shumë të ëmbël, por në projektin e sapo ardhur vërtetë ka sjellë një super këngë.

Ky është këngëtari Bardhyl Ameti dhe s’kanë kaluar shumë orë që në kanalin Youtube është lansuar kënga dhe klipi i tij më i ri me titull “E jemja je” dhe ka nisur të pritet shumë mirë e të dëgjohet mjaft.

Ne mësojmë se kënga është punuar me muzikë dhe orkestrim nga Besim Baftiu e me tekst nga Kreshnik Avdiu, e në saksofon është Mustafë Bajrami e videoklipi është punuar bukur nga Artfabe.

Artisti është me origjinë nga Konçuli i komunës së Bujanocit por ka lindur dhe jeton në Delemont të Zvicrës, ndërsa është shumë i kërkuar në koncerte dhe gëzime familjare.