Stilistja Lena Berisha tani edhe në tregun botëror (FOTO)

Showbiz April 23, 2017 - 16:35

Viteve të fundit talentet nga Kosova kanë shkëlqyer kudo nëpër botë në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Radhës së emrave kosovarë të përfolur në skenën ndërkombëtare i është shtuar edhe dizajnerja e re dhe shumë e talentuar Lena Berisha nga Prizreni.

Pas publikimit të koleksionit të saj të fundit të quajtur “Enya”, në instagramin e Lena Berishës kanë ardhur mesazhe të shumta nga modele të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë treguar interesim të theksuar për kreacionet “Enya”.

Modelja Alice Abdel Aziz, madje ka kërkuar që në fotosesionin e saj me fotografin e njohur Said Mahmad t’i veshë fustanet e Lena Berishës.

Por, kërkesa e kësaj modeleje, ka bërë që shumë modele të tjera, kolege të saj, të interesohen për kreacionet e Lenës, të cilën patjetër që e kanë kontaktuar përmes instagramit.

Përveç kërkesave për fustane solemne, Lena ka marrë një kërkesë shumë të vecantë, që ta dizajnojë dhe punojë fustanin e nusërisë të një modeleje nga Florida, në SHBA. 

Image

Image

Image

Image