Gili e kërkuar në Diasporë, ja koncerti i rradhës

Showbiz April 22, 2017 - 17:35

Ajo ka dekada në skenë por mbetet një artiste e dashur dhe e kërkuar kudo. Po flasim për Gilin e cila vazhdon të jetë e pëlqyera e shqiptarëve në Diasporë e ku ne mësojmë se koncerti i rradhës do të jetë në mbrëmjen e 30 Prillit në Freiburg të Gjermanisë organizuar nga Firma Shefkiu Bau me pronar Arton Shefkiu.

Së bashku me artisten në këtë mbrëmje e cila cdo të ftojë qindra adhurues e dashamirës të muzikës atje do të jenë edhe artistët e tjerë si: Valbona Spahiu e Kolë Oroshi e për muzikën në sint do të kujdeset mjeshtri Ilazi. Kjo mbrëmje do të prezantohet nga moderarori Maksi, ndërsa kanë nisur rezervimet e shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të Diasporës për tu argëtuar në maksimum duke nisur nga ora 20 e deri në orët e para të mëngjesit.