Xheni puthje me Musën, acarohet Benardi: Ku mbeti burrëria ime, kur ti puthesh me 10 të tjerë!

Showbiz April 22, 2017 - 14:00

Një puthje shkarazi që Xheni i dhuroi Musës ka acaruar Benardin, i cili ka kërkuar menjëherë shpjegime nga partnerja e tij.

“Duhet që ti ndajmë gjërat, o 1 o 10 puth. Puth Musën dhe të tjerët, ku ngeli burrëria ime pastaj, duke puthur ti të tjera buzë”, i thotë Benardi. Xheni i kërkon Benardit t’i premtoi se nuk do mërzitet për gjërat që kanë ndodhur, duke iu referuar puthjes me Musën.

Më pas Xheni e pyet Benardin se ç’a do mendonin prindërit e tij për të. Benardi i përgjigjet se atyre nuk do t’i kishte pëlqyer aspak ai gjest.