Nuk ka rregulla në dashuri

Showbiz April 22, 2017 - 09:16

 Kam bërë gjëra të ndryshme me femra, por tani dua një lidhje dashurie. Nuk e kuptoj nëse një femër më ngacmon apo vetëm dëshiron të jetë shoqe me mua, transmeton "Zeri.info".

Bella Thorne thotë se nuk ka rregulla në dashuri kur bëhet fjalë për takimet e dashurisë në Hollivud. Bukuroshja e filmit “Famous In Love”, e cila së fundmi ka qenë në romancë me Tyler Posey dhe Charlie Puth, nuk mund ta imagjinojë të lidhet me ndonjë mashkull i cili është jashtë botës së shoubiznesit.

“Mendoj se nuk ka rregulla. Vërtet nuk kam ide. Nuk mund ta kuptoj veten time. Por nuk mund ta imagjinoj veten të lidhem me ndonjë mashkull që nuk i takon botës sime”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, aktorja 19-vjeçare kohë më parë ka deklaruar se lidhja e saj e ardhshme do të dëshironte të ishte me një femër.

“Kam bërë gjëra të ndryshme me femra, por tani dua një lidhje dashurie. Nuk e kuptoj nëse një femër më ngacmon apo vetëm dëshiron të jetë shoqe me mua. Por nuk dua të flirtoj me një femër nëse ajo mendon vetëm të bëhet shoqe me mua. Çfarë do të ndodhte nëse do ta puthja një vajzë dhe ajo të më thotë ‘oh, unë jam vetëm shoqe e jotja, nuk mund të besoj se e kalove këtë kufi’. Jam e hutuar rreth asaj se çfarë ato kërkojnë nga unë”, ka theksuar bukuroshja.

Sido që të jetë, Bella insiston se momentalisht është beqare. “Në dreq, jam beqare. Nuk mund të ketë më beqare se unë. Kjo është periudha më e gjatë si beqare. Ka shumë rregulla të pashkruara rreth takimeve të dashurisë, të cilat nuk i pëlqej dhe dua t’i thyej ato”, ka përfunduar flokëkuqja.