Për herë të pestë më e bukura në botë

Showbiz April 21, 2017 - 09:03

Ndonëse kanë kaluar shumë vite dhe mosha e saj është tek të 50-at, revista “People” e ka shpallur sërish si “Gruan më të bukur” në botë

Aktorja e famshme e Hollivudit, Julia Roberts, për herë të pestë e ka fituar titullin e femrës më seksi në botë. Ishte viti 1991 kur menjëherë pasi interpretoi prostitutën Vivian në komedinë romantike “Pretty Woman”, Julia Roberts u shpall zyrtarisht “gruaja më e bukur e vitit”.

Revista e famshme amerikane “People” zgjodhi atë kohë 23-vjeçaren në krye të listës dhe që atëherë aktorja amerikane është përzgjedhur si gruaja më e bukur e vitit plot 5 herë. Roberts e ka fituar këtë titull përkatësisht në vitet 1991, 2000, 2005, 2010 dhe sërish në 2017-ën. 

Ndonëse kanë kaluar shumë vite dhe mosha e saj është tek të 50-at, revista “People” e ka shpallur sërish atë si “Gruan më të bukur” në botë.
Aktorja e nominuar disa herë për çmimin “Oscar” e trashëgon këtë titull nga “Gruaja më e bukur e vitit 2016”, që u shpall Jennifer Aniston. Dhe vetë aktorja ka mbetur e befasuar, por në të njëjtën kohë e mrekulluar me këtë titull.

 “Jam jashtëzakonisht e nderuar”, është shprehur ajo për revistën “People”. Aktorja 49 vjeçe sot është nënë e tre fëmijëve, binjakëve Hazel dhe Phinnaeus 12 vjeçar dhe djalin e vogël Henry 9 vjeç. Ajo ka deklaruar se në kartolinën e sivjetme që do t’ia dërgojë kolegut të saj George Clooney do t’ia përmendë 5 titujt, në krahasim me dy sa i ka ai.