Dhurata Aliaj gati për të sjellë një super baladë

Showbiz April 20, 2017 - 16:20

Është një artiste e kërkuar kudo sidomos në gëzimët familjare, ndërsa mendon shpesh të sjellë për fansat e saj edhe ndonjë këngë me video.

Kjo është këngëtarja kurbinase Dhurata Aliaj, ku ne mësojmë se pas disa ditësh në treg do të sjellë balandë, e saj me një video të bukur me titull“Sa me mall të kujtoj”.

Kjo këngë është realizuar në Kosovë me tekst nga Rifat Maxhuni dhe muzikë nga Fatos Canolli. Artistja e cila njihet shumë për zërin karakteristik dhe të kënduarit live, pas një shkëputje të vogël, pasi sërish është bërë nënë, vjen me këtë super baladë.