Dedikimi emocionues i Miriamit pėr ditėlindjen e Albanit:

Dedikimi emocionues i Miriamit pėr ditėlindjen e Albanit: 'Tė dua nė ēdo qelizė tė trupit tim!'

SHPËRNDARJE

20 Prill 2017 • 15:32 •

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Albana Skënderajt. Këngëtari feston përvjetorin e 35-të të ditëlindjes së tij. Në një ditë të tillë nuk mund të mungonte as urimi i gjysmës së tij më të mirë, Miriamit. Përmes një postimi në Instagram ajo ka shprehur në pak rreshta ndjenjat e saj për Albanin.

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla  [🙂]  për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. 
Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen [☺️] 
Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me çdo qelizë të trupit tim", ka shkruar Miriam Cani.