Këto janë shpalljet më të pazakonta të dashurisë

Showbiz April 20, 2017 - 08:49

Më nuk është e mjaftueshme vetëm të përkulesh në njërin gju dhe të pyetesh “A do të martohesh me mua?”.

Personalitetet e famshme gjithnjë e më shumë përcaktohen për shpallje martese të pazakonta dhe mjaft të shtrenjta, ndërsa ne jua sjellim disa nga më ekstravagantet.

Reperi i famshëm Kanye West ka marrë me qira një stadium të tërë dhe ka angazhuar një orkestër simfonike për t’i shpallur martesë Kim Kardashainit më 2013-ën, transmeton "Zeri.info".

Natyrisht e tërë kjo ngjarje është emetuar në shoun televiziv “Keeping With the Kardashians”.

Tom Cruise i kishte shpallur martesë tani ish-gruas Katie Holmes në kullën Ajfel, të cilën e kishte marrë me qira për këtë rast.

Në atë kohë ishin vetëm dy muaj në lidhje.

Këngëtari Seal të dashurën e tij Heidi Klum me helikopter e kishte dërguar në maje të ujëvarës në Kanada, ku kishte urdhëruar ndërtimin e një dhome private.

Brenda saj gjendej një shtrat i mbushur me petale trëndafilash dhe me dekorime të ndryshme, ku nuk ka mundur ta refuzojë.

Këngëtarja Pink kishte pritur katër vjet që i dashuri Carey Heart t’i shpallë fejesë dhe ai nuk e kishte bërë këtë.

Kështu, ajo kishte bërë një transparent të madh në të cilin shkruante: “Martohu me mua, e kam seriozisht” dhe e kishte shfaqur atë gjatë një gare të tij me motoçikleta më 2005-ën, përcjell "Zeri.info".

Natyrisht, ai kishte zbritur nga motori dhe kishte thënë “Po”.

Komiku Nick Cannon kishte menduar se vetëm shpallja e martesës nuk mjafton, prandaj këngëtares Mariah Carey dy herë i ka shpallur martesë.

Së pari në kulmin e banesës së saj në Menheten, kur në gishtin e saj kishte vendosur një unazë 17-karatësh e mbuluar me çokollatë.

Disa ditë më vonë e kishte dërguar në vozitje private me helikopter, kur sërish e kishte pyetur nëse do të martohet me të. /ZËRI/