Showbiz

Kështu dukej Majk kur ishte fëmijë (Foto)

Kështu dukej Majk kur ishte fëmijë (Foto)
19 prill 2017 • 20 : 34

Reperi i njohur Majk, është një ndër reperët më të pëlqyer të estradës.

Ai shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, që do të jetë një këngë ritmike pranverore që pritet të lansohet në fund të këtij muaji.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë i kërkuar dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Përveç fotografive të përditshme, Majk preferon që të publikojë herë pas here edhe ndonjë fotografi nga e kaluara e tij.

Në një grumbull të fotografive nga arkiva e tij në Instagram, mund të shohim disa imazhe të cilat tregojnë se si dukej Majk kur ishte i ri.

Si i vogël vishej elegant me këmishë dhe papion, ndërsa në adoleshencë reperi karakterizohet me flokë më të gjata.

Përmes fotografive të më poshtme ju ftojmë të njiheni me Majkun “e vogël”.

 

© zëri.info