Ermal Mamaqi rrëfen momentin më të frikshëm në jetën e tij!

Showbiz April 01, 2017 - 09:35

Njëri ndër emrat më të përfolur të medieve rozë, Ermal Mamaqi ka treguar për momentin më të frikshëm në jetë.

Ermali ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në të cilin rrëfeu të pathëna nga jeta e tij.

Ai tregoi se momenti më i tmerrshëm në jetën e tij ishte kur i kishte humbur djali i tij Joeli në një turmë në Barcelonë.

Ermali tregoi se ishte ndjerë shumë keq kur nuk kishte kuptuar se ku e kishte djalin, pasi që Ami kishte menduar se është me të dhe e kundërta.

“Ishim mes një turme me 5000 njerëz. Në një moment, nuk e di se çfarë ndodhi por mbaj mend vetëm Amin që vjen dhe më thotë: “Po e mban ti djalin, apo jo?” dhe unë i përgjigjem: “Jo, po e mban ti!”, ka treguar aktori Mamaqi.

Pastaj, ai tregoi se kur e gjetën Joelin e kaluan kohën duke luajtur me piano.