Dafina Zeqiri arrin majat e suksesit

Showbiz March 30, 2017 - 13:08

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri po arrin majat e suksesit pasi kënga e saj është promovuar në Worldstarhiphop.com, një nga website-t më të njohura për muzikën hip hop.

Që kur publikoi këngën ‘Four Season’ në bashkëpunim me kompani amerikane, ajo filloi të merrte vëmendjen e duhur nga të gjithë mediat. Edhe pse kënga e saj nuk i përket rrymës hip hop, faqja ka zgjedhur që ta bëjë pjesë të playlistës së saj dhe duket se po merr shumë klikime.

Ndërkohë, në Youtube ka arritur mbi 1 milionë klikime, ku një rol të rëndësishëm kishte edhe reperi i njohur, French Montana.

Image