Operacionet plastike: Dafina, Tuna, Greta Koçi, Enca… 'viktimat' e reja të faqes që zemëroi 'vipat' (FOTO)

Showbiz March 30, 2017 - 12:19

Profili që shkaktoi furtunë, për këngëtarë e personazhe të showbiz-it fundjavën e shkuar, duke i nxjerrë si dukeshin “të pa bërë” dhe tani pas operacioneve plastike, është riaktivizuar.

Me të tjerë protagonistë, si për të risjellë në vëmendjen e fansave pamjen e dikurshme të të preferuarve të tyre, faqja në IG, ndryshe “tmerri i vipave”, “vipat_e_bllokut_2017”, ka vijuar të “çjerrë” maskën e atyre që kanë ndërhyrë në portret, për të ndryshuar dukjen.

Pas zemërimit që shkaktoi tek VIP-at, të cilët sipas një interviste të Opinion me administratorin e faqes së IG, e kërcënuan, profili “demaskues” i fshiu fotot:

Por me sa duket, faqja që mblodhi me mijëra ndjekës vetëm në pak ditë, i është rikthyer misionit të saj me të tjerë viktima duke vazhduar argëtimin…

Postimet e reja janë: reperi Noizy, i cili thuhet se ka fryrë buzët me operacion.

Greta Koçi që po ashtu ka përmirësuar portretin përmes estetikës apo Enca që duket krejt tjetër njeri nga foto e një koncerti me atë që punon me ‘photoshop’ dhe shpërndan për fansat.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image