Vetëm paratë ia ndalën lotët!

Showbiz March 30, 2017 - 09:46

Pornofilmi privat legjendar i Kim Kardashian për herë të parë është shfaqur para dhjetë vjetëve, ndërsa të tjerat janë histori.

Me këtë rast, “Page Six” ka biseduar me disa nga “lojtarët kyçë” të aferës në fjalë, të cilët kanë zbuluar se bukuroshja për postimin e pornofilmit të saj në internet, të cilin e kishte realizuar me të dashurin e atëhershëm, Ray J, kishte mësuar kur gjendej në Australi me miken e saj Paris Hilton.

Filmi ishte bërë në vitin 2003 kur ajo me të dashurin ishin për pushime në Meksikë, ku kishin festuar datëlindjen e saj të 23-të, ndërsa katër vjet më vonë ishte publikuar, transmeton "Zeri.info".

Dhe Paris Hilton i kishte zbuluar një gazetari se në momentin kur Kim kishte mësuar se filmi i saj po shfaqej në internet, ajo ia kishte plasur vajit me të madhe.

Paris ka rrëfyer se nuk kishte arritur assesi ta qetësonte, deri në momentin kur Kim kishte kuptuar se shtëpia pornografike “Vivid” ofronte një shumë të madhe parash që ta ketë autorësinë e distribuimit të filmit.

“Ajo qante me të madhe. Nuk kishte menduar se ky film do të publikohej. Të kota ishin përpjekjet e Parisit për ta qetësuar. Por në momentin kur është filluar të flitet për para, Kim përnjëherë është qetësuar”, ka zbuluar gazetari Kevin Dickson.

Kim nga Vivid kishte marrë 5 milionë dollarë, plus përqindjen nga shitjet e filmit. /ZËRI/