Pas kujt 'kallet' Scarlett Johansson?

Showbiz March 30, 2017 - 09:44

Bukuroshja e Hollivudit, Scarlett Johansson, ka zbuluar ‘dy pleqtë’ të cilët i pëlqejnë shumë dhe do të befasoheni se çfarë kanë të përbashkët.

Ylli i aktrimit ishte mysafire në emisionin e Howard Sternit, ku ka folur rreth meshkujve të cilët i pëlqejnë, transmeton "Zeri.info".

Aktorja e bukur e cila muaj më parë ka bërë të ditur se do të shkurorëzohet nga bashkëshorti Romain Duriac, me të cilin ka një vajzë dyvjeçare, e ka pranuar se i pëlqejnë dy kuzhinierë të njohur televizivë.

“Mua më pëlqen Gordon Ramsey”, ka deklaruar Scarlett, duke menduar në kuzhinierin e famshëm britanik, i cili është i martuar tashmë 21 vjet me bashkëshorten Tana dhe së bashku kanë katër fëmijë.

“E po ashtu më pëlqen edhe Anthony Burdain. Duket se këtu ekziston tema”, ka deklaruar duke qeshur aktorja, përcjell "Zeri.info".

Burdain, 60-vjeçar, i cili ka disa emisione televizive rreth ushqimit dhe udhëtimeve, vitin e kaluar është shkurorëzuar nga bashkëshortja e tij, Ottavia Bussi.

Scarlett nuk ka dashur të tregojë se çfarë e tërheq tek këta dy të moshuar, por e ka pranuar se është në kërkim të dashurisë së re, pasi nuk është mësuar që të jetë e vetme, por insiston se nuk do të ngutet, pasi dëshiron të sigurohet se ai është i duhuri për të. /ZËRI/ 

 

Image