Konkurrentja nga Prishtina e braktis "Big Brother Albania 9". Arsye është e çuditshme!

Showbiz March 29, 2017 - 20:12

Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli.

Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të preferuar të momentit nga publiku, Donjeta ka vendosur të largohet duke marrë kështu vendimin final.

Në anën tjetër, Damiano është shprehur se pavarësisht dëshirës së tij duhet të respektojë vendimin e Donjetës.

“Nuk e përballoj dot presionin”, ka thënë Donjeta.

Kei qëndroi për disa momente duke iu lutur Donjetës që ajo të qëndronte në shtëpi, megjithatë vajza nga Prishtina ishte e vendosur. “Mos u dorëzo kaq shpejt, të lutem!”, i tha Kei.