James Blunt zbulon kuptimin e këngës ‘You are beautiful’

Showbiz March 29, 2017 - 17:50

James Blunt ka sqaruar se hiti i vitit 2005, ‘You are beautiful’ ka një kuptim krejtësisht tjetër, larg asaj romantikes.  Në një intervistë për Huffington Post, ai ka treguar se kënga ka një kuptim tjetër dhe se njerëzit nuk e kanë kuptuar në të vërtetë tekstin.

“Të gjithë më thonë, ‘Oh je shumë romantik, dua të këndosh këngën Your Are Beautiful në dasmën time.’ Këta njerëz janë të cmendur. Kënga nuk është aspak romantike. Ka të bëjë me një djalë që ka konsumuar lëndë narkotike dhe është në tren duke ngacmuar të dashurën e dikujt tjetër dhe duhet të mbyllet në burg nën akuzën e një perverse” – tha 43-vjeçari.