Bebe Rexha e ‘kall' në aheng familjar, ia thotë këngës ‘Hajde halla e madhe'

Showbiz March 29, 2017 - 17:50

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha tashmë ka krijuar imazhin e saj si një ndër artistet e reja më të suksesshme në Amerikë.

Ndonëse e ka treguar shpesh herë në postimet e saj në rrejtin socal Instagram që ndjehet krenare që është shqiptare, kryesisht nga Dibra e Maqedonisë, Bebes nuk mund t’i mungonte dhe një këngë shqiptare në profiln e saj. Këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një tavolinë së bashku më familjen e saj të shenjtë duke kënduar këngën e njohur popullore “Hajde halla e madhe” në gjuhën shqipe. Krahas këngës Bebe i ka bashkangjitur dhe këtë shkrim: “Familja është gjithçka, së bashku duke kënduar në shqip”.

Ashtu siç Bebe është krenare për origjinën e saj, ashtu jemi dhe ne krenar për të, pasi pavarësisht suksesit të madh në tregun ndërkombëtar, ajo nuk e quan veten një të huaj, por shqiptare.

 

Family is everything 💕 singing in Albanian 😂

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on