Shukin e 'rrahin' keq në Gjilan (Video)

Showbiz March 28, 2017 - 16:47

Moderatori Shuki, ka qenë këto ditë për të xhiruar emisionin e tij në qytetin e Gjilanit. 

Në Gjilan, Shuki është takuar me një të ri, i cili është kthyer në fenomen me videot e tij në rrjetet sociale si Youtube e Instagram.

Shpejtim Hajdini i njohur si “Bebe”, ka përgatitur diçka aspak të këndshme për Shukin.

Ai bashkë me shokët e tij kishin përgatitur një skenë kinse për ta rrahur moderatorin, shkruan Magazina.al

Edhe pse Shuki ishte në dyshim se kjo ishte e gjitha një shaka ose kamer e fshetë, ishte kameramani i tij i cili e përjetoj me frikë këtë skenë.

Për më shumë shihni videon nga minuta 08:20.