Ja çka thotë Adelina Ismaili për shoubizin shqiptar!

Showbiz March 27, 2017 - 23:24

Adelina Ismaili ka kohë që i ka munguar skenës së muzikës kosovare.

Por në N’drrimin e Natës ajo ka pranuar se rikthimi i saj në muzikë do të bëhet kur ajo të jetë e gatshme dhe në mënyrë krejt spontane, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash ajo tha se muzika është pjesë e jetës se saj ndonëse nuk e sheh aspak pikë profesioni. Madje ylli i muzikës Adelina, pati dhe kritika për estradën kosovare dhe për mënyrën se si po realizohet bota e shoubizit shqiptar.

Diçka të tillë ajo quajti prostitucion, njofton Klan Kosova.

”Në një kohë aq shumë më është gërditur. Muzikën nuk e shoh si profesion por atë e kam jetë”.

”Unë jam Adelina por kthimi im ma merr mendja do të bëhet krejt spontanisht, jeta ime është këtu, jam një nuse.

”Ndoshta ndonjëherë kam dëshirë ta bëj muzikën por pa presion dhe krejt spontanisht”.

”Si profesion nuk më mungon aspak muzika. Shoubizi tek ne është prostitucion. Mënyrë e shpëlarjes së parave”.

”Njerëzit kanë qenë në gjendje me rreziku jetën e vet për me realizu një këngë, e tash është krejt ndryshe”.

”Nuk kam kundër asgjë, por kjo nuk është mënyrë e mirë”.

”Edhe pse po ndodhë në gjithë botën, por shoubizi tek ne është aq e gërditshme se si po realizohet”, ka përfunduar Adelina, njofton Klan Kosova.