Adelina: Nuk dua që fëmija im të jetë pjesë e showbizit

Showbiz March 27, 2017 - 22:50

Adelina Ismaili ka pranuar në NIN të Klan Kosova se është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, teksa dhe zbuloi gjininë e foshnjës.

Por ajo ka thënë se kur foshnja e saj të lindë nuk do të lejojë që ai t’i takojë botës së showbizit, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi ajo ka kujtuar momentet e gjeneratës së saj të cilat i konsideron pjesë të së kaluarës në të cilën ka vuajtur shumë.

”Nuk dua që fëmija im të jetë pjesë e shoëbizit. Pasi unë kam vuajt shumë atë botë”.

”Kush ka jetuar atë kohë në Prishtinë, posaçërisht gjeneratë ime, aq na kanë ngarkuar me politikë na e kanë shkatërruar jetën, rininë me politikë në secilën familje ka qenë e obsesionuar me politikë”.

”E di që shokët e gjenerates time apo shoqet, e ka pas ngjarjen identike sikur time me çështje të politikës”.

”Fëmijërinë time e kujtoj si një tmerr”.

”Bebi im dua që të kënaqet në jetë. Ndoshta se mua më kanë mungu kënaqësitë në periudhën sa isha unë fëmijë”.