Reperi i Babastars sheh tmerrin me sy, i shpëton vdekjes në avion (Foto)

Showbiz March 27, 2017 - 17:01

Nuk ka gjë më të frikshme se aksidentet kur je qindra mijëra metra mbi tokë.

Ndonëse statistikat tregojnë se aksidentet me aeroplan janë të rralla, fakt është që të mbijetuarit prej tyre janë të paktë, për të mos thënë fare.

Një situatë të kësaj natyre ka përjetuar edhe reperi i Babastars, Majk, teksa ishte duke udhëtuar.

Teksa po kthehej në Kosovë, avioni ku po udhëtonte reperi është goditur nga një rrufe, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.

Por për fat goditja ka qenë e vogël dhe asgjë tragjike nuk ka ndodhur.

Sidoqoftë, pavarësisht frikës së momentit, Majk e ka superuar me sportivitet këtë çast duke publikuar një foto në rrjetet sociale, që ka siguruar fansat se është mirë.

Image

Image