Ish i dashuri i Dua Lipës feston ditëlindjen me partnere të re (Foto)

Showbiz March 26, 2017 - 22:51
Pa u bërë akoma një muaj nga lajmi që këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është ndarë nga i dashuri Isaac Carew, ky i fundit e ka marrë veten shpejt.

Madje duket edhe se ka dikë tjetër në krah.

Ende pa deklaruar publikisht arsyen e vërtetë të ndarjes, çifti prej kohësh vijojnë jetën e tyre, madje kanë nisur dyshimet edhe për lidhje të reja.

Të paktën për kuzhinierin britanik kështu duket, meqenëse edhe ditëlindjen një ditë më parë e ka kaluar me një mikeshë të re.

Në një postim nga Instagrami i tij, Isaac është nën shoqërinë e një vajze, Gizzi Erskinen, e cila është gjithashtu shefe kuzhine.

Edhe pse nga një foto, asgjë nuk dihet për marrëdhënien e të dyve, e sigurt është që shefat e njohin mirë njëri-tjetrin.

Edhe në profilin e saj në Instagram, Gizzi ka uruar ish të dashurin e Dua Lipës për ditëlindje, duke u shprehur e lumtur që këtë ditë ka qenë edhe ajo bashkë me të. Që do të thotë…/class

Image

Image