Elvana Gjata gjithmonë e më shumë pranë tregut botëror, shikoni me kë ka darkuar (Foto)
Showbiz
March 26, 2017 - 20:09
Elvana Gjata duket se ka kaluar një mbrëmje të këndshme duke darkuar me miq.
E ndërsa diçka po servirej në flakë, vëmendjen në fakt na e tërhoqi diçka tjetër… Mos vallë një nga personat që shihet në këtë video është Skrillex?!?!?! …Duke parë videot e tjera më pas definitivisht mund të themi se ai është fituesi i çmimeve GRAMMY, Skrillex!!!
Mbase është vetëm një darkë mes miqsh meqë në videot e postuara nga Elvana shihet Poo Bear (kompozitori me të cilin artistja duket se po bashkëpunon prej kohësh) por edhe Andy Gramm, menaxheri i saj.
Gjithsesi, ne urojmë që darka të sjellë në kohë edhe diçka të gatuar prej tyre, muzikalisht.
Pak më poshtë shihni edhe disa foto nga snapchat i Elvanës. /Radionrg.al/