George Clooney hetohet nga FBI për pastrim parash

Showbiz March 24, 2017 - 15:30

George Clooney raportohet të jetë nën hetim nga FBI për pastrim parash. Revista “National Enquirer” ishte e para që raportoi se aktori hollivudian është në mes të një hetimi nga FBI pasi përflitet t’i ketë dhënë secilit prej të ftuarve të tij në një darkë, 1 milionë dollarë  të futura në një çantë.

Eventi i sipërpërmendur raportohet të jetë mbajtur për të festuar suksesin e linjës së tij të tekilës, “Casamigos”.

Revista pretendon se aktori është i rrethuar në një hetim qeveritar. Ajo gjithashtu shton se Clooney, i cili njihet për natyrën e tij bujare, ka dëshirë që ta shpërndajë pasurinë e tij.