Nuk ka ngrënë për t’u dukur bukur

Showbiz March 24, 2017 - 08:29

Askush nuk ka thënë se rruga deri te statusi i yllit është e lehtë. Ndoshta shembulli më i mirë se dëshira për të arritur sukses mund të të shtyjë të bësh mënyrë të vrazhdë të jetës, por edhe dënime, është Jennifer Lopez. Këngëtarja, aktorja dhe valltarja e bukur gjatë karrierës së saj ka realizuar tetë albume, dhjetëra role filmike dhe televizive. Momentalisht është producente e shout më të ri televiziv "World of Dance".

“Së pari kam qenë valltare dhe vetëm më vonë kam filluar të merrem me aktrim dhe vallëzim. Ky shou më ka kujtuar se pse e kam dashur vallëzimin”, ka thënë Jennifer. Lopez gjithashtu është e angazhuar në serinë "Shades of Blue", është në përgatitje të albumit të ri, por para se t’i hapeshin dyert e shoubiznesit ajo kishte probleme serioze në karrierën e saj të aktrimit dhe me ushqimin.

“E mbaj mend kur një kohë haja vetëm një pjesë të picës në ditë, sepse isha valltare. Kështu jetoja. Kam ngrënë në këtë mënyrë disa vite, derisa kam arritur të siguroj një punë më të vlefshme. Ajo që bëj tani, nuk do ta ndërroja me asgjë në këtë botë. Ëndrrat e mia janë realizuar, por nuk mund të them se janë realizuar lehtë”, ka deklaruar Jennifer. Lopez nuk është e vetmja në shoubiznesin botëror që kanë pasur probleme me ushqimin, pasi shumë yje të famshëm me vite kanë luftuar me presionin e publikut, agjentëve, shtëpive të produksionit, duke mos ngrënë asgjë për t’u dukur bukur.