Dua Lipa me kreacionet e Lirika Matoshit në New York (VIDEO)

Showbiz March 22, 2017 - 18:37

 

Vetë Dua Lipa ka shpërndarë një video ku shihet të ketë veshur çorapet e gjata me dizajn të Lirika Matoshit, e cila së fundi është duke i zhvilluar kreacionet e saja në New York, shkruan KultPlus.

Lirika Matoshi është një dizajnere e re e cila ka tërheqë vëmendjen e medieve prestigjioze me dizajnin e çorapeve të gjata, çorape këto tejet kreative, shkruan KultPlus. 

Së fundi duket ti ketë dhënë mbështetje edhe ylli botëror Dua Lipa, e cila tashmë ka veshur një palë çorape të dizajneres Lirika ku vlerësohet të jetë një mbështetje e madhe për rrugëtimin e dizajneres në rrugën e saj të sapo nisur. Për dizajnet e Lorika Matoshit ka shkruar edhe Elle, duke përfshirë më pas edhe medie të rëndësishme të fushës së modës./KultPlus.com