Zbulohet batuta e Bes Kallakut që bëri Ilir Metën të shpërthej në të qeshura

Showbiz March 22, 2017 - 10:04

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Fierit, ku ishte i pranishëm edhe aktori i humorti Bes Kallaku. Në këtë foto që ka qarkulluar masivisht në media, Ilir Meta dhe Bes Kallaku duken teksa qeshin me të madhe, dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është ndonjë batutë e aktorit të “Portokalli”-së.

“Newsbomb” zbuloi historinë pas fotografisë, pasi kontaktoi me Bes Kallakun, i cili tregoi batutën që shkaktoi të qeshura pa fund te të gjithë të pranishmit.

“Unë isha duke kënduar këngën “Ta gëzoj Baftjari me raki Skrapari”, pastaj doli të fliste z.Meta edhe tha, ‘është gjë shumë e bukur që pas Baftjarit e merr fjalën një nga Skrapari’. Unë instiktivisht kur ftova z. Meta ngrita 2 gishtat lart. Pastaj i thashë më fal z. Meta, por "na u ka bo ves". Më është bërë ves mua tha,  lere më ty...”,  tregoi Bes Kallaku.