Presidenti Thaçi në palestër me pjesëtarët e ‘Babastars’ (Foto)

Showbiz March 22, 2017 - 09:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përkundër angazhimeve të shumta po gjënë kohë të merret edhe me aktivitete fizike.

Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjete sociale Thaçi shihet se punën e palestrës e ka marrë me shumë seriozitet, shkruan lajmi.net

Bazuar në fotografi të stërvitet si duket po e ndihmon Ari Godanci i njohur si DJ First, njëri nga Dj e labelit BabaStars i cili ka kohë që nuk po e bënë vetëm punë.

Ai ka kohë që po merret edhe me palestër duke krijuar kështu linja perfekte trupore për t’u admiruar.

Image