Citatet më të bukura të yjeve rreth bukurisë

Showbiz March 22, 2017 - 08:15

Sikurse të gjithë ne, edhe personalitetet e famshme janë subjekt i paragjykimeve kur bëhet fjalë për pamjen fizike. Disa, siç është këngëtarja Demi Lovato, për këtë arsye kanë rënë në krizë mendore dhe kanë pasur çrregullime në të ngrënë. Por sot këta yje janë më të suksesshme se kurrë më parë, të kaluarën e lënë pas vetes, ndërsa në vazhdim të tekstit mund të lexoni citatet e tyre të mençura rreth asaj se si t’i tejkaloni problemet kur bëhet fjalë për pamjen.

“Ajo gjëja të cilën nuk e pëlqen tek vetja, siç janë nishanet dhe zbrazëtira mes dhëmbëve, është pikërisht ajo që të tjerëve u duket e bukur tek ju”, ka deklaruar bukuroshja Shay Mitchell. “Natyrisht se jam e pasigurt me trupin tim.

Nëse e kupton se këtë e bëjnë edhe njerëzit për të cilët mendon se janë të përkryer, do ta pranosh veten ashtu siç je”, janë fjalët e Taylor Swift. “I flas vetes se jam qenie njerëzore me mangësi. Dhe kështu jam, jo një kukull”, ka deklaruar Emma Watson. “Ndihu krenare me atë që je. Nëse ke ndonjë pjesë të trupit që e do, tregoje me mburrje”, thotë Becky G.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që vajzat ta duan veten dhe me krenari ta pranojnë trupin e tyre”, është shprehur Ariana Grande. “Njerëzit gjithmonë e kanë komentuar trupin tim. Jam shtatgjate dhe thatanike. Mirëpo, kur vallëzoj ndihem mrekullueshëm”, ka theksuar këngëtarja Zendaya.

“Më thoshin të operoj hundën sepse nuk jam mjaftueshëm e bukur për televizion. Tani kur dikush e komenton pamjen time, unë vetëm u them: ‘Mbylle vrimën!”. “Mos ushtro vetëm pse duhet. Bëje këtë sepse trupi juaj e meriton dashurinë kujdesin dhe të jetë i shëndetshëm”, ka deklaruar Demi Lovato. “E kam kuptuar se secili dëshiron të ketë atë që nuk e ka. Në fund të ditës më e rëndësishmja është ajo që ke dhe jo si dukesh”, është citati i Selena Gomez.