Shtohet edhe një Trump (Foto)

Showbiz March 20, 2017 - 19:42

Eric Trump, djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur sot nëpërmes rrjetit social Twitter se ai dhe bashkëshortja e tij po presin një djalë.

“Lara dhe unë jemi të emocionuar të iu tregojmë se po familjes Trump po i shtohet një djalë në shtator. Ka qenë një vit i mrekullueshëm. Jemi të bekuar,” ka shkruar Eric.

Ndërsa Presidenti Trump ka përgëzuar djalin dhe nusen, duke u thënë se ndjehet i lumtur dhe krenar me të dy.

Gruaja e Eric Trumpit, Lara, ka thënë se po kalon një shtatzëni të shëndetshme dhe pa probleme./Express/

 

Image