Artisti Ercole shqetësohet për heqjen e këngën nga ‘Youtube’

Showbiz March 20, 2017 - 18:19

Është një artist i ri, por që sapo solli këngën me video “Me S-Class” vetëm për pak orë mori mijëra klikime.

Por këngëtari Ercole që në fakt emri i tij i vërtetë është Erden Miftaari me origjinë nga Mitrovica por që jeton në Gjermani, është shqetësuar me të drejtë kur kënga i është hequr nga kanali “Youtube”.

Ne mësojmë se djaloshi e kishte blerë bitin e këngës, por si duket ka hasur në shitës jo të ligjshëm internacional.

Gjithashtu bashkëpunëtorët e tij janë duke bërë përpjekje që ta risjellin sërish sa më shpejt këngën në kanalin “Youtube” qoftë edhe në një adresë private dhe personale të këngëtarit.

Image

Image