Ja sa të vështirë e kishte Kadri Veseli të aktronte në 'O sa mirë' (Video)

Showbiz March 20, 2017 - 17:55

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qenë këtë të diel pjesë e serialit vendor “Osa mirë”.

I pari i PDK’së, nuk e ka pasur aspak lehtë të aktronte skena në këtë serial, pasi profesioni i tij është sa i afërt aq edhe i largët me aktrimin, shkruan Magazina.al

Veseli gjatë xhirimeve të episiodit të 101’të të “O sa mirë”, ka bërë që të rikthehen skenat disa herë, pasi e ka pas të vështirë të qëndrojë pa qeshur me batutat e aktorëve.

Për më shumë shihni disa nga rastet në fund të serialit kur Veseli por edhe aktorët e tjerë bënin gabime gjatë xhirimeve.