A e dini se vajza në klipin e Ermal Fejzullahut është Teuta Krasniqi (Video)

Showbiz March 19, 2017 - 19:16

Kënga “Ai nuk ka me t’dashtë si unë” e Ermal Fejzullahut është një nga këngët më të klikuara të vitit 2016.

Por a e keni ditur që pjesë e klipit është balerina shumë e njohur kosovare Teuta Krasniqi.

Teuta Krasniqi në një intervistë pati treguar se për të baleti është gjithçka.

“Baleti për mua do të thotë shumë. Baleti është diçka aq e veçantë që më ka lidhur me shpirt për të. Baleti më bënë shumë të lumtur dhe nuk do ta ndërroja këtë profesion me asnjë tjetër”, ka treguar Krasniqi

Ajo konsiderohet si një nga balerinat më të suksesshme e cila madje po prek skenat e teatrit evropian. /sovrani.info/