Bashkëshorti i Irma Libohovës do të festonte ditëlindjen, kështu e kujton kunata e tij Eranda (Foto)

Showbiz March 19, 2017 - 19:00

Vetëm pak ditë më parë është ndarë nga jeta bashkëshorti i këngëtares shqiptare Irma Libohova, aktori Besnik Kaso.

Por dita e sotme nuk është më pak e dhimbshme për familjarët pasi ai do të festonte ditën e tij të lindjes. 

Përmes një postimi në Instagram ka qenë kunata e tij, këngëtarja Eranda Libohova e cila ka kujtuar këtë çast: “Na ke lënë shumë kujtime Beso!

Sot në ditëlindjen tënde duhet të ishim duke pirë nga një gotë verë e duke qeshur me batutat e tua...Do na mungosh shumë,”-përfundon postimi i saj në Instagram së bashku me një foto ku shfaqet të dy.

Kasa ndërroi jetë pak ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë./Gazeta Express/

Image