Remi rikthehet me ‘Kokainë’ (VIDEO)

Showbiz March 19, 2017 - 18:00

Ky është artisti Remi Jakupi, i cili vërtetë ka befasuar sërish fansat dhe ndjekësit e muzikës së tij me këngën më të re të ardhur pak ditë më parë me anë të një klipi të bukur.

Bëhet fjalë për këngën “Kokainë”, e cila ka një temë shumë interesante por që luan edhe më fjalë e me tema siç din vetëm Remi.

Teksti dhe muzika është krijuar nga vetë Remi, ndërsa orkestrimi nga Alban Furtuna, dhe është një këngë që po pëlqehet dhe ka shumë ritëm e pritet të kthehet në një hit që të dëgjohet ashtu siç thotë edhe teksti nga Tirana e në Prishtinë e në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.