Dashuri në shikim të parë

Showbiz March 03, 2017 - 08:27

Ariana Grande paraqitet në ballinën e numrit më të ri të revistës ‘Cosmopolitan’, ku mes tjerash ka folur edhe për dashurinë që ka ndaj të dashurit Mac Miller. Dyshja e famshme ka filluar romancën gushtin e kaluar, por siç e ka pranuar vetë ajo, shkëndijat e dashurisë mes tyre, kanë ndodhur shumë kohë më herët. “Jam njoftuar me të kur isha 19-vjeçe. E donim njëri-tjetrin dhe respektoheshim që nga shikimi i parë. E adhuronim edhe talentin e njëri-tjetrit”, ka thënë Ariana.

“Mirëpo, nuk ishim të gatshëm që të jemi bashkë. Bëhej fjalë për mospërputhje të kohës. Na është dashur kohë që të provojmë gjëra të ndryshme, por dashuria ishte aty gjatë tërë kohës”, e ka pranuar Ariana. Ata për herë të parë kanë bashkëpunuar në vitin 2013 në albumin "Yours Truly". Dhe katër vite më vonë, ata janë një çift shumë i lumtur. “Kurrë nuk e kam shikuar dashurinë si diçka që më plotëson. Më pëlqen që së pari të jem vetë e kënaqur dhe të dashurohem në dikë i cili po ashtu është një person i plotë”, e pranon bukuroshja.

Ariana Grande për Madonna-n thotë se ajo është burim i inspirimit të saj. “Kam respektin më të madh për të. E dua me tërë qenien time njerëzore dhe jo pse jam e magjepsur me karrierën e saj muzikore. Më inspiron guximi dhe forca e saj. Ajo më jep inspirimin që të jem edhe vetë e fortë”, ka përfunduar Grande për revistën ‘Cosmopolitan’.