Çfarë nuk shkon me Nicole Kidman në këtë video?

Showbiz February 27, 2017 - 14:38

icole Kidman ishte padyshim një prej aktoreve që shkëlqyen në tapetin e kuq të çmimeve Oscar, megjithëse sot askush nuk po merret me pamjen e saj, por me diçka tjetër.

49 vjeçarja është bërë temë talljesh dhe postimesh humoristike në rrjete sociale që pas kësaj duartrokitjes së dështuar.

Me rolin e saj në filmin “Lion”, Kidman ishte nominuar për çmimin aktorja më e mirë në rolin dytësor.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë për aktoren që tregon aftësitë e saj të dështuara në duartrokitje. Më poshtë është një video nga Oscars të vitit 2015./opinion.al