Asistentët ua sigurojnë drogën!

Showbiz February 27, 2017 - 08:14

Detyra e asistentit personal për yjet e famshëm përfshin edhe blerjen e drogës, të cilën duhet ta mbajë vetë, pastaj t’ua fshijë hundët atyre kur dalin nga tualeti, t’ua mbajë ilaçet, etj, transmeton "Zeri.info".

Mendoni se të jesh asistent i ndonjë ylli të madh të shoubiznesit, është një punë e ëndrrave, me përplot detyra dhe situata interesante? Ata që e kanë bërë këtë punë, nuk do të pajtoheshin me ju.

Këtë e konfirmon libri “Stars, Cars and Crystal Meth”, i autorit Jack Sutherland, i cili dikur ka punuar si asistent personal i yjeve të mëdhenj të Hollivudit. Sipas tij, detyra e asistentit personal për yjet e famshëm përfshin blerjen e drogës, të cilën duhet ta mbajnë vetë, pastaj duhet t’ua fshijë hundët atyre kur dalin nga tualeti, duhet t’i mbajë ilaçet e tyre, etj. Por aty janë edhe detyrat shtëpiake.

Larja e rrobave me detergjent të posaçëm në banjë, qëndrimi zgjuar tërë natën për të qenë në dispozicion të kërkesave të tyre, e shumëçka tjetër. “Ata nuk e njohin fjalën ‘jo’. Ata tmerrohen për vdekje kur e dëgjojnë këtë fjalë të vogël kur kërkojnë diçka të pamundur. Kur Beyonce, Rihanna apo kushdo tjetër kërkon që para se të arrijë në dhomën e hotelit, gardëroba të lyhet me ngjyrë rozë dhe lulet e orkidesë nga zona e Tibetit, atëherë kjo duhet të ndodhë gjithsesi. Ato nuk e qajnë kokën nëse kjo është e mundur apo jo. Duan që të tregojnë se janë të gjithëfuqishëm, zotërues të universit”, ka shkruar ai. Jack thotë se kjo punë nganjëherë është aq e rëndë, sa të vjen të bësh vetëvrasje.