'Sulejmani i madhërishëm' mahnit me zërin e tij (Video)

Showbiz February 26, 2017 - 09:31

Ai është një nga aktorët më të pëlqyer të kinematografisë turke por kësaj herë, ai i ka mahnitur të gjithë me zërin e tij.

Bëhet fjalë për Halit Ergenç i cili është mjaft i njohur për rolet e tij në serialet “Muhteşem Yüzyıl” (Sulejmani i madhërishëm), “Ali and Nino”, “Vatanim Sensin” etj.

I ftuar në emisionin turk “Beyaz Show, Ergenc ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar një këngë të famshme turke. Askush nuk e priste që ai të këndonte kaq bukur duke zbuluar një tjetër talent të tij. Performanca ka marrë shumë duartrokitje dhe është pëlqyer nga të gjithë.