Të pakënaqura me dukjen (FOTO)

Showbiz February 25, 2017 - 14:04

Ndonëse janë të famshme në tërë botën, edhe yjet e shoubizit kanë probleme sikurse secili njeri. Edhe përkundër trajnerëve personalë dhe dietave strikte, shumica e të famshmeve urrejnë të paktën një pjesë të trupit të tyre. Se cilat janë këto yje dhe cilat pjesë i urrejnë do ta mësoni në vazhdim, transmeton "Zeri.info". 

Nëse bëhen kërkime për pjesët më seksi në trupin e Angelina Joliet pa dyshim që buzët e saj do të ishin në vendin e parë. Por jo në qoftë se e pyetni atë, ajo mendon se buzët e saj të popullarizuara janë shumë të mëdha. “Unë e di që gratë e tjera do ‘të vdisnin’ për buzët e mia, por unë kam një ndjenjë se ato më mbulojnë fytyrën time”, theksoi ajo.Image

Për bukuroshen e filmave, Nicole Kidman, është e vështirë të thuhet topolake edhe pse gjithmonë ka qenë e shqetësuar se në pamjen e saj thatanike do të vërehet barku i saj. “Unë gjithmonë kam një stomak pak më të madh. Tani që unë jam 47-vjeçare, nuk do të thonë aq shpesh ‘Oh  ajo është shtatzënë!’. Por unë kam duart dhe këmbët e dobëta dhe për këtë dallohet barku i fryrë”, tha Nicole. Image

Kim Kardashian pa dyshim nuk ka asgjë kundër njerëzve të cilët ngulin sytë në fundshpinën e saj, por në veçanti i pengon që ta shikojnë poshtë në kofshët e saj. Kjo është për shkak se ylli konsideron se ato janë masive. Ajo gjithashtu pranoi se vesh të brendshme të veçanta për të bërë kofshët e saj të duken më të vogla. “Unë jam një perfektioniste e tillë që kurrë nuk jam plotësisht e kënaqur me trupin tim. Nuk më pëlqejnë kofshët e mia dhe vesh shpesh ‘Spenks’, të cilat janë shpikja më e madhe”, pranoi Kim.Image

Jessica Alba është renditur shpesh si një prej femrat më të “nxehta” të botës. Pavarësisht kësaj mendoni se Jessica të gjitha i ka perfekte? Kur është pyetur se çfarë mendonte për trupin e saj, ajo pranoi: “gjoksi im është shumë i lëshuar, kam celulit dhe ijët e mia janë të mëdha”.

Image