A e dini kush është 'Bon-boni' i Erës? (Foto)

Showbiz February 21, 2017 - 14:44

Këngëtarja e hitit Bon-bon, në rrjetin social Snapchat ka plasuar një foto të “Bon-bonit” të saj.

Është mbesa e saj Renee ajo të cilës Era i drejtohet me këtë fjalë, shkruan lajmi.net.

Renee në foto shihet duke fjetur teksa tezja i ka bërë foton mbishkrimi i të cilës është “Bon-boni jeme”.

Era pritet që këngën e saj të re ta plasoi më 24 shkurt, këngë e cila këngëtarja shpreson ta arrijë famën e “Bon-bonit”.

Image