Zbulohet një pjesë e këngës 'Redrum' e Era Istrefit (Video)

Showbiz February 20, 2017 - 16:21

Këngëtarja kosovare e hitit “Bonbon” pritet që shumë shpejt të sjell projektin e saj të ri.

Era Istrefi, ka paralajmëruar tash e disa muaj këngën e re, por vetëm tani ka konfirmuar se ajo do të publikohet më 24 shkurt.

Magazina.al, ka zbuluar një pjesë të këngës “Redrum” të cilën këngëtarja kosovare, do ta sjell në bashkëpunim me Felix Snow.

Derisa prisni edhe pak ditë deri te publikimi, mund ta dëgjoni një pjesë të këngës në këtë video që ekskluzivisht për ju e sjell Magazina.al