Dua Lipa, ylli që po shkëlqen

Showbiz February 20, 2017 - 08:18

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po shkëlqen në skenën ndërkombëtare dhe po bëhet gjithnjë e më e njohur. Tashmë ajo shihet në mesin e këngëtarëve të njohur botëror, transmeton "Zeri.info".

Britney Spears, Justin Biber apo Christina Aguilera janë yje në Amerikë dhe në botë, por disa këngëtarë të rinj kanë filluar të shkëlqejnë, shkruan “huffingtonpost.com”, që ka zgjedhur tre këngëtarë si yje të së ardhmes.

Në këtë listë janë Maritta Hellani, 20-vjeçare nga Lebanoni, Charlie Puth, 25-vjeçar nga Amerika dhe Dua Lipa nga Anglia me prejardhje shqiptare.

Lipa është këngëtare, kompozitore dhe modele. Ajo u lind në Londër më 22 gusht 1995 nga prindër shqiptarë nga Kosova të cilët ishin larguar nga Prishtina në vitet 1990. Ajo si e vogël u rrit në Kosovë, derisa në vitin 2008 u kthye me familjen në Londër.

Ajo karrierën e filloi si modele, por duke dëgjuar babanë e saj rokkëngëtar filloi të merret me muzikë.