Zbulohet data kur do të nis ‘Big Brother Albania 9’

Showbiz February 19, 2017 - 18:21

“Big Brother” do të rikthehet pas një pushimi relativisht të gjatë.

Publikut të tij i ka munguar shumë dhe ndaj kurioziteti është më i madh se ndonjëherë më parë.

Dihet prej kohësh se do të nisë në muajin Mars, por siç duket jo në datën 4.

Po afron fundi i muajit dhe nëse do të niste në fillimin e Marsit tashmë duhej të ishte lajmëruar. 

Produksioni ka menduar me siguri që ta shtyjë pak datën e nisjes në mënyrë që gjithçka të jetë speciale dhe perfekte, shkruan Albeu.

Nga ana tjetër, Telegrafi mëson se data e fillimit të Big Brother është 18 mars.