'Rubi' bëhet gjyshe! Ajo është më seksi se kurrë me mbesën në krah (Foto)

Showbiz February 19, 2017 - 10:52

Barbara Mori bëhet gjyshe. Aktorja e njohur për bukurinë e saj dhe rolin e Ruby-t në telenovelën aq të ndjekur, dy muaj më parë është bërë me mbesë.

Aktorja uruguajane është vetëm 39 vjeçe, por djali i saj, Sergio Mayer Mori, u kujdes për ta bërë gjyshe, të cilës i kanë vënë emrin Mila. Mila lindi nga marrëdhënia e 18-vjeçarit me një modele 28 vjeçe. Sergio është djali i Barbaras, nga marrëdhënia e mëparshme me aktorin meksikan Sergio Mayer. Edhe Sergio edhe Barbara tashmë janë të martuar me partnerë të tjerë. Aktorja ka publikuar foto të vogëlushes në rrjetin social Instagram aty ku e mban gjithë dashuri.

Image
Image
Image