Dëshiron seks në treshe me Tom Hardyn

Showbiz February 18, 2017 - 09:54

Modelja Ireland Baldwin nuk ngurron aspak të përgjigjet në pyetjet shumë personale. Gjatë premierës së filmit "The Arrangement" në Beverli Hills, bukuroshja 21-vjeçare ka zbuluar dëshirën e saj për të bërë seks në treshe me aktorin Tom Hardy, transmeton "Zeri.info".

“Unë kam një të dashur (Noah Schweizer) dhe me siguri se ai nuk do të jetë i kënaqur kur ta dëgjojë këtë, por mendoj se te dytë ndajmë joshjen për të njëjtin mashkull, e ai është Tom Hardy. Prandaj nuk e kam problem që të rregulloj një takim seksi mes meje dhe Tom Hardyt, nëse edhe i dashuri im mund të jetë aty diku”, ka deklaruar bukuroshja. Gjatë intervistës, Ireland gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë që secila femër të pranojë trupin e saj ashtu siç është. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që më në fund kemi filluar ta kuptojmë se bukuria nuk është një tip specifik i trupit. Bukuria ka të bëjë me shumë lloje trupash dhe pamjesh të ndryshme. Mendoj se kjo është një gjë mahnitëse”, ka përfunduar ajo.