Vëllezërit shqiptarë bashkë në Londër (FOTO)

Showbiz January 19, 2017 - 20:23

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani po kalon momente të bukura në Angli.

Por nuk ka si të mos përjetojë kënaqësi kur ai është parë teksa gjendet nën shoqërinë e futbollistit të njohur kosovar Granit Xhaka si dhe aktorit Xhevdet Jashari.

Këtë e dëshmon dhe një fotografi e publikuar në llogarinë e tij në Instagram nga vet aktori Destani, teksa shihen të ulur bashkë në një bar-kafe të Londrës.

Nuk dihet ende arsyeja pse treshja janë parë duke ndarë kohë bashkë por Destani ka bërë një falënderim të përzemërt për Xhakën madje duke e quajtur vëlla.

Image

Image

Image